Nëse jeni kureshtarë se cili është elementi më bllokues i cili vështirëson dhe bllokon zgjidhjen e problematikave të cilat përjetohen në familje, dëshiroj t’ju jap përgjigjen duke u bazuar në eksperiencat e mia. Ky konstatimi im nuk është i kufizuar vetëm për problemet familjare por është i vlefshëm për çdo problem në marrëdhëniet njerëzore.
Nëse ju them që deri më sot pothuajse nuk kam parë askënd të thojë “Ngaqë unë bëra këto gabime edhe bashkëshortja ime me të drejtë po sillet në këtë mënyrë” sigurisht që do më besoni., sepse edhe ju me shumë mundësi nuk keni hasur një shembull të tillë deri më sot.
Ndërsa rastet e kundërta të këtij shembulli janë të pafundme. D.m.th shumica prej nesh thur fjali të tilla si “Ngaqë ai/ajo bëri këto gabime edhe unë me të drejtë po veproj kështu. Të gjithë njësoj si unë do vepronin”.
Kjo qasje e gabuar, përveçëse tregon shfaqjen e palës tjetër si adresë e përgjegjësisë esenciale të problemit, lehtëson gjetjen e një këllëfi të mirë për gabimet apo mangësitë e vetes sonë.
Në fakt, individët që mendojnë kështu, në mënyrë të pavetëdijshme, duke i lënë çelësat e lumturisë së tyre në duart e palës tjetër, zgjedhin robërimin për veten e tyre.
Kush i jep iniciativën e zgjidhjes së problemit të përbashkët palës tjetër do të thotë që edhe lirinë dhe lumturinë i’a dha dhënë të njëjtës palë. Sepse në këtë mënyrë mund të bëhesh i lumtur vetëm nëse pala tjetër e zgjidh problemin,ndërsa nëse nuk e zgjidh do të thotë se mungesa e qetësisë do të vazhdojë.
Çfarë do të thotë dhe çfarë situate e rëndë shkaktohet po t’i japësh dikujt tjetër iniciativën e çështjeve si: të ushqyerit, të shkuarit në tualet, të studiuarit, e njëjta gjë është edhe nëse iniciativën e zgjidhjes së problemeve që na interesojnë dhe na shqetësojnë neve ia japim palës tjetër.
Në të situatë, është pala tjetër ajo që vendos nëse ju do jeni apo nuk do të jeni të lumtur dhe të qetë. Sepse nëse bashkëbiseduesi juaj nuk do të hedhi një hap drejt zgjidhjes së problemit, ju do të vazhdoni të jeni në mungesë qetësie.
A nuk është sipas jush një qasje e tillë t’i japësh frerët në dorë dikujt tjetër dhe ta kthesh veten në një “kukull”?…
Edhe ju mund të jeni bërë kurioz sikur unë se përse e pranojmë këtë mënyrë jetese të hapur me koston e të qenurit një kukull. Përgjigja dihet: dembelizmi dhe shmangia e përgjegjësisë.
Nëse të njëjtit person që vjen duke fluturuar në shtëpi për të ngrënë ushqim, i thoni se kush do i pastrojë xhamat, papritur zhduket nga qarkullimi. Kur thoni “Kush do ta hajë këtë ëmbëlsirën” të gjithë rreshtohen në saf të parë pa u menduar aspak, ama kur thoni “Kush do e pastrojë këtë tryezën…”, ose nuk flet askush ose të gjithë shikojnë njëri-tjetrin.
Personi që nuk humb asnjë episod nga serialet televizive, kur lind nevoja për të shkuar në dyqan, të gjithëve fillon t’ju dhëmbi gjuri. Shtohen pretekstet artificiale. Është për të ardhur keq që kemi një anë e cila kur ka argëtim përqëndrohet te argëtimi, ndërsa kur ka punë për t’u kryer nuk përqëndrohet te puna por te dikush tjetër.
Përgjegjësitë janë një lloj pune, kërkojnë mund dhe energji. Rrjedhimisht subkoshienca jonë thotë “ Sikur ta bëjë këtë dikush tjetër dhe unë të shpëtoj”. Kur gjejnë mundësi, bashkshortët i’a hedhin problemin njëri-tjetrit, dhe sipas tyre shmangen për vete. Por ashtu sikurse nëse askush nuk shkon në dyqan për të blerë ushqime të gjithë ngelin të uritur, ashtu edhe nëse të dyja palët duke treguar inat dhe dembelizëm nuk e zgjidhin problemin, në atë shtëpi shkaktohet “uri” prehjeje dhe qetësie.
Qetësia për anëtarët e familjes është të paktën po aq e rëndësishme sa buka që do blihet në dyqan.
Gjëja më e mirë që mund të bësh është të çohesh, të përveshësh mëngët dhe ta zgjidhësh problemin me mënyrat e duhura, vendos në pah pjekurinë tënde, fito respekt dhe fito vlerësimin e bashkshortit/es tënde dhe fëmijëve të tu. Sepse, çdokush që është punëtor, që përpiqet dhe kapërcen vështirësitë, arrin të fitojë verësimin dhe respektin e mjedisit përreth. Ndërsa personi që i shmanget përgjegjësive, që i’a lë dikujt tjetër këto përgjegjësi, kushdo qoftë, e humb respekin dhe dashurinë.
Edhe po të jetë çmimi pak i lartë që të jesh respektues, të fitosh vlerësim, të të duan, ndava me ju vlerat të cilat në mënyrë të garantuar do i përdorni në gjithë jetën. Rrjedhimisht edhe liria e vërtetë kjo është.
Zgjedhja ju takon juve…
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.