Bylbyl dertin a m’kallzon,
Athu po kan a po knon,
Gjith pej qille po flitron
Athu po kan a po knon.
Drandafiliti nëpër on,
Rethem reth po bon sejran
Sikur hona me devran
Athu po kan a po knon.
Shejtin miraxh qysh o kon,
Athu ket sir po mendon,
Kah eflaqi qi po shkon
Athu po kan a po knon.
Me zo tondin u shkrim ton,
Me sevda te madh po ushton,
Firak te madh po na qon
Athu po kan a po knon
Drit sabahit kur zdriton,
Tuj dal delhi ter pranon,
Serhosh bohesh mend po t’lon
Athu po kan a po knon.
Ej Hilmi ti ça kujton,
Zoti hikmet shum punon,
Sirt bylbylit sun po gjon,
Athu po kan a po knon.
Kurkuj dertin s’poj kallzon.
Hak All-llahi te boft derman.
Nga: Sheh Mala (1865-1928)
(rahmet pastë)
Shpjegim i fjalëve të fshira nga kujtesa e popullit:
Sejran: të shëtisësh, të vështrosh e të shohësh, të lëvizësh, të hapesh, të gjesh qetësi
Devran: fazë, kohë, dynja
Sir: e vërtetë e fshehtë, punë e fshehtë. Diçka që nuk i thuhet çdokujt. *Një latife (organ shpirtëror) që gjendet në zemër e cila është vendi ku i bëhet shehadet Allahut. * Diçka që nuk e arrin dot mendja njerëzore. Hiqmrti i Allahut.
Eflaq: njëjës: feleq, qiell, fazë, epokë * fat, kësmet *diçka e madhe dhe e rrumbullakët *dynja, botë sistem planetar një instrument me zile*
Firak: ndarje, të qëndrosh larg dikujt apo diçkaje *dhimbje e madhe e shkaktuar nga ndarja
Serhosh: sarhosh – i dehur *të ndjesh shumë lumturi nga diçka *të tejkalosh veten nga ndikimi i diçkaje që të pëlqen shumë
Hikmet: hiqmet – synimet dhe qëllimet e Allahut në krikimet e Tij *atributi i njihjes së realitetit njerëzor dhe bërja e gjërave të dobishme *arsye e fshehtë që nuk e dinë të gjithë, *sir *pikë e panjohur, një cilësi e cila lind nga bashkimi i butësisë, drejtësisë dhe diturisë.
BYLBYL DERTIN A M’KALLZON | Sheh Mala

Discover more from Revista Shimendifer
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.