Biografia e Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan

Lindi më 29 Tetor të 1925 në Sinop. Babai i tij është Mehmet Sabriu nga familja e Kozanollarëve që kanë jetuar në zonat e Kozanit dhe Saimbejli në Adana.

Ndërsa nëna e Erbakanit – i cili si rrjedhojë e detyrës së të atit, i cili ishte gjykatës i krimeve të rënda, fëmijërinë e ka kaluar në vende të ndryshme – është znj. Kamer, e bija e një prej familjeve të njohura të Sinopit.

Nexhmettin Erbakani e nisi shkollën fillore te “Shkolla Fillore Republikane Kajseri” dhe e përfundoi si nxënësi më i dalluar në Trabzon ku babai i tij u emërua në detyrë.

Në 1937 pas përfundimit të arsimit fillor nisi shkollën e nivelit të mesëm në “Liceun për meshkuj të Stambollit” Nga zelli i tij i madh dhe përkushtimi në shkollë thirrej “Oqeani  Erbakan” nga shokët e klasës. U bë nxënësi i parë në mori notën 10 në lëndën e fizikës nga profesori që njihej si “Avni Zeruesi (0)”

Nexhmettin Erbakani i cili të gjitha klasat e shkollës së nivelit të mesëm dhe liceut i kaloi me fletë lavdërimi e përfundoi “Liceun për Meshkuj të Stambollit” si nxënës i dalluar. Në atë kohë, nxënësit e dalluar pranoheshin në universitet pa provim. Por Nexhmettin Erbakani duke e refuzuar diçka të tillë hyri në provim dhe nga rezultatet e larta të provimeve e filloi shkollën e lartë në Universitetin Teknik të Stambollit direkt nga viti i dytë. Duke qënë se shkollën fillore e filloi 6 vjeç dhe shkollën e lartë direkt nga viti i dytë ishte dy vite më i vogël se shokët e klasës. Një prej atyre shokëve ishte edhe z. Sulejman Demirel.

Gjatë viteve të Universitetit tregoi përpjekje të mëdha për hapjen e një mesxhidi në shkollë që studentët të falnin namazin dhe në mesxhidin që u hap edhe kanë falur namaz edhe kanë zhvilluar bashkëbisedime shkencore dhe fetare.

Nexhmettin Erbakan, i cili në verën e 1948 diplomohet me rezultate të larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Teknik të Stambollit, filloi detyrë si asistent në 1 Korrik po në të njëjtin vit në Podiumin e Motorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Përgjatë tre viteve ku punoi si asistent përgatiti tezën e kualifikimit që asokohe korrespodonte me tezën e doktoraturës. Pavarësisht se  zotëronte aftësitë e doçentëve dhe profesorëve për të dhënë leksione në auditore, edhe pse duke qënë se ishte ende asistent iu dha leje për të zhvilluar leksione. Nexhmettin Erbakan i cili si rrjedhojë e rezltateve të larta në tezën e kualifikimit në 1951 dërgohet në Universitetin Teknik Aachen për të kryer hulumtime shkencore si dhe për të përftuar nohuri dhe eksperienca të reja, realizoi shumë punime të suskesshme së bashku me profesor Schmidtin i cili ishte i famshëm për studimet e tij kërkimore për ushtrinë gjermane në Qendrën Kërkimore DVL si edhe një person që ka mundësuar zhvilimin e motorëve V1 dhe V2.

Përgjatë kohës 1.5 vjeçare ku punoi në Universitetin Teknik Auchen, Nexhmettin Erbakani pëërgatiti tri teza ku një prej tyre ishte tezë doktorature dhe fitoi titullin e akredituar në universitetet gjermane si “Doktor-Inxhinier; dr. Ing”

Duke kryer kërkime për Ministrinë e Ekonomisë në Gjermani në çështjen e reduktimit në përdorimin e karburantit nga motorat, gjeneroi raporte dhe gjithashtu përgatiti tezën e doçentit. Kjo tezë e cila shpjegon në mënyrë matematikore se si “mund të përdoret për ndezje karburanti i spërkatur në motorët dizel” bëri shumë jehonë në qarqet akademike gjermane. Nisur nga kjo tezë e cila u publikua në revista, u ftua nga drejtori i përgjithshëm i fabrikës më të madhe të motorëve në Gjermani, DEUTZ, fabrika ku u prodhua motori i parë në botë, Prof. Dr. Flatz për të kryer studime mbi motorët e tanqeve Leopard.

Në sajë të kërkesës që iu parashtrua nga Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë për kërkime mbi fabrikat në rajonin Ruhr, gjeti mundësinë të hulumtojë të gjitha fabrikat e industrisë së rëndë në atë zonë.

Nexhmettin Erbakani si shkencëtari i parë turk që kryen doktoraturën në universitetet gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, u kthye në Stamboll në 1953 për të dhënë provimin e doçentit. Në përfundim të provimit, Nexhmettin Erbakan i cili arriti suksesin e të qenurit doçenti më i ri i Turqisë (27 vjeç), shkoi sërish në fabrikat DEUTZ në Gjermani për rë zhvilluar kërkime.Këtu si kryeinxhinier iu bashkua projekteve 6 mujore që kryenin hulumtime për ushtrinë gjermane.

Nexhmettin Erbakan i cili në Nëntor të 1953 rikthehet në Universitetin Teknik të Stambollit, kreu ushtrinë nga Maji 1954 deri në Tetor të 1955.  Pas studimeve 6 mujore si oficer rezervist në  Kâğıthane të Stambollit,  kreu detyrë 6 muaj si nëntoger dhe 6 muaj si toger në zonat e fortifikimit në Halıcıoğlu në deprtamentin e mirëmbajtjes dhe riparimit të makinerive.

Përgjatë kësaj detyre përgatiti listën e pajisjeve të kërkuara që do importoheshin nga Amerika. Lista që përgatiti tërhoqi vëmendjen e trupës ndihmëse amerikane dhe një kolonel amerikan njoftoi komandantin e shkollës Sheref Ozdilek se donte të takohej me personin që kishte përgatitur këtë listë. Komandanti i shkollës e solli kolonelin pranë Erbakanit. Koloneli i tha: “Ndërsa deri më sot keni kërkuar ndihma nga Amerika rrjeta, bishta lopate, kazma etj… këtë vit për departamentin e mirëmbajtjes keni kërkuar tezgjahe për prodhimin e pjesëve të ndryshme të cilat nevojiten për tu montuar gjatë riparimit të makinerive të punës.” Kur po e pyeste se si ishte e mundur që kërkonin diçka të tillë, Erbakani duke hapur Deklaratën e Themelimit të ushtrisë amerikane i tha “Këto tezgjahe me të njëjtat funksione, te të njëjtat njësi, ekzistojnë në Amerikë. Përse të mos jenë edhe te ne?” Pas kësaj përgjigje, togeri amerikan ngeli pa fjalë dhe urdhëroi menjëherë t’i sillnin tezgjahet.

Pasi përfundoi detyrën ushtarake, Erbakani i cili rifillon punën në universitet, prodhoi motorin e parë 100% vendas dhe në 1956 themeloi me 200 ortakë fabrikëm Gümüş Motor  A.Ş (Inc.) e cila do të prodhonte motorin e parë vendas në Turqi.

Ideja e krijimit të një fabrike të tillë ishte rrënjosur te Erbakani gjatë hulumtimeve të tij në Gjermani kur pa porosinë e motërëve që bëri Drejtoria e Pajisjeve Bujqësore të Turqisë.

Kur u kthye në atdhe e nisi këtë projekt. Në këtë mënyrë më 1 Korrik 1956 hodhi themelin e fabrikës që sot emërtohet si Panxhar Motor (Pancar Motor). Në fabrikën Gümüş Motor  prodhimi seri filloi më 1 Mars 1960.

Kryeministri i kohës, i ndjeri Adnan Menderes, ndërsa po vizitonte fabrikën në fillim të vitit 1960 tha duke shprehur konsideratat e tij: “Në Turqi unë kam qënë bujk, këto motorrë i përdora për vete. E dija shumë mirë se sa hap i rëndësishëm është ky. Më ka gëzuar pa masë fakti që po shoh se këto mund të bëhen në Turqi. Sikur ta kisha parë këtë fabrikë në 1950 jo në 1960!  Atëherë do kisha shitur shumë fabrika të Sumerbankës te sektori privat dhe me paratë e fituara do ngrija fabrikat e industrisë së rëndë në Turqi.” Veç kësaj Menderesi siguroi brenda një dite 1.300.000 dollarë të nevojshme për fabrikën.

***

Në Kongresin Industrial të mbajtur në Ankara, Erbakani i cili prezantoi arritjet e fabrikës Gümüş Motor, hodhi indenë që “Objektivi i ri është prodhimi i automjeteve të Turqi.” Kjo ide u vlerësua nga ushtria, që në atë kohë qeveriste vendin dhe në atelierin CER të Hekurudhës së Eskishehrit (Eskişehir Demiryolları) u prodhua  automjeti i parë vendas me emërtimin “Devrim Otomobili” (Automjeti Revolucionar). Paria ushtarake e vizitoi fabrikën Gümüş Motor duke shprehur një interes dhe entuziazëm të madh. Nisur nga kjo, Erbakani mbajti një konferencë në sallën e konferencave të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare ku morën pjesë rreth 200 gjeneralë dhe oficerë të gradave të larta.

Objektivi i Prof. Dr. Nexhmettin Erbakanit për prodhimin e automjeteve në Turqi që shpalosi në Ankara në Kongresin Industrial (1960) hap pas hapi ka mundësuar zhvillimin e industrisë automobilistike sot në sferën ekonomike të Turqisë duke e kthyer në një sektor lokomotiv.

Teksa në 1965 Erbakani ishte profesor në 1966 u vendos në krye të Zyrës Industriale të Unionit të Dhomave.Më vonë në maj të 1968 u zgjodh  Anëtar i Trupës Administrative të Unionit të Dhomave ndërsa në maj të 1969 u zgjodh Kryetar i Unionit të Dhomave. Qeveria e asajkohe duke shkelur ligjin e largoi nga detyra Erbakanin me atë të policisë.

Në 1967 Nexhmettin Erbakani u martua. Duke parë indiferencën që tregohej ndaj industrisë vendosi të merrej me politikë dhe aplikoi te Partia e Drejtësisë (Adalet Partisi) për tu përzgjedhur si kandidat për deputet. Pasi iu vendos veto (u refuzua) nga atje shpalosi kandidaturën e pavarur në zgjedhjet e 1969 dhe hyri në Kuvemd si deputet i Konjas.

Më 24 Dhjetor të 1970 Erbakani themeloi partinë e parë të Vizionit Kombëtar (Milli Görüş), partinë Rendi Kombëtar (Milli Nizam) e cila u mbyll në një mënyrë antidemokratike nga ana e qeverisë revolucionare në Prill të 1971.

Më pas, në zgjedhjet e 1973 nën kryesinë e Erbakanit, Partia e Shpëtimit Kombëtar (Milli Selamet Partisi) e cila u themelua në 11 Tetor të 1972 duke marrë 12% të votave hyri në Kuvend me 51 parlamentarë ku 48 prej të cilëve ishin deputetë dhe 3 senatorë

Në qeverinë e krijuar me kualicion në fillim të vitit 1974, Erbakani si kryetar i Milli Selamet Partisi mori përsipër detyrën e zv. Kryeministrit dhe Kryetar i Bordit Ekonomik. Në koalicionin e krijuar pas zgjedhjeve të 1977 e vazhdoi përsëri këtë detyrë dhe kështu u bë ortak në qeverisje për 4 vite.

Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan në postin e zv. Kryeministrit dhe Kryetarit të Bordit Ekonomik gjatë viteve 1974-1978 luajti një rol vendimtar në arritjen e Triumfit të Qipros, ka prirë në suksesin e Planit të Indrustrisë së Rëndë, siguroi anëtarësimin e plotë të Turqisë në Konferencën Islame dhe gjithashtu ka meritën më të madhe në hapjen dhe shumëfishimin e medreseve (imam-hatip) të cilat kanë një rëndësi të madhe për rritjen e një gjenerate të lidhur me vlerat kombëtare dhe metafizike.

Gjatë kësaj periudhe ka zbatuar ekonominë reale në vend të ekonomisë së rentës dhe duke  u mbështetur në burimet kombëtare ka zhvilluar lëvizje të sukseshme në rimëkëmbjen tërësore dhe industrializimin e Anadollit.

Nën ndikimin e disa qarqeve të huaja të cilat nuk e shihnin të përshtatshme rimëkëmbjen dhe fuqizimin e Turqisë, 11 persona nga Partia e Drejtësisë që ishte ortake në koalicion, kaluan në partinë opozitare dhe kështu duke mos patur më shumicën në Kuvend, Erbakani tashmë si lideri i një partie opozitare u tregua shumë aktiv në punimet parlamentare.

Me qëndrimet dhe ndalimet antidemokratike që solli revolucioni i 12 Shtatorit, Nexhmettin Erbakani si kryetari i MSP e cila qëndroi nga fillimi i 1978 deri në 12 Shtator të 1980, u ndalua zyrtarisht nga aktivitetet politike.

Me referendumin e 1987 Nexhmettin Erbakani i fitoi sërish të drejtat politike dhe me votë unanime u zgjodh si kryetar i Refah Partisi (Partia e Mirëqënes) e themeluar më 19 Korrik 1983 dhe  në zgjedhjet  e 1991 arriti të hyjë sërish në parlament si deputet i Konjas.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 1995 u rizgjodh si deputet i Konjas dhe në këto zgjedhje Partia Refah u bë partia më e madhe e Turqisë.

Nisur nga kjo, në 28 Qershor mori detyrën e formimit të qeverisë dhe në 7 Korrik me votëbesim u zgjodh Kryeministër i Turqisë. Gjatë kohës si kryeministër vendosi në zbatim politikat socio-ekonomike që njihen me emrin “Adil Dyzen”  (Sistemi i Drejtë), tërhoqi vëmendjen me projektet si Havuz Sistemi apo D-8 (8 Shtetet në Zhvillim). Por gjatë periudhës së grushtit post-modern të shtetit më 28 Shkurt të 1997, qeveria u rrëzua dhe Partia Refah u mbyll në 1998 me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ndaj Erbakanit u vendosën sërish sanksionet politike dhe pasuria e partisë u sekuestrua.

Pas mbylljes së Partisë Refah Erbakani me miqtë e tij themeluan Partinë Fazilet në 17 Dhjetor 1997, parti e cila zuri një rol të rëndësishëm në poltitikën turke. Edhe Partia Fazilet u mbyll në 2001 me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas  kësaj Erbakani me miqtë e tij themeluan Partinë Saadet në 20 Korrik të 2001. Pas përfundimit të ndalesave politike u kthye në kryesinë e kësaj partie dhe vitet e fundit të jetës i kaloi si lider i kësaj partie.

Babai i tre fëmijëve, Nexhmettin Erbakani kaloi në amshim në 27 Shkurt 2011. Trashëgimia dhe vizioni që la pas ia ka shkruar emrin me gërma të arta në historikun e industrisë dhe teknologjisë.  Jeta e tij si një simbol i dedikuar ndaj shkencës, industrisë dhe atdheut vazhdon të jetë një burim frymëzimi për brezat e rinj. Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan është një lider i paharruar i cili gëzon respekt në sferën politike dhe shkencore botërore si arkitekti i lëvizjes industriale kombëtare në Turqi

Referencat:

Turkiye ve Ekonomi, fq. 9-13

Universiteti Erbakan, Necmettin Erbakan kimdir? (Artikull)


Discover more from Revista Shimendifer

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Revista Shimendifer

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading