BYLBYL DERTIN A ‎M’KALLZON | Sheh Mala

Bylbyl dertin a m’kallzon,‎
Athu po kan a po knon,‎
Gjith pej qille po flitron
Athu po kan a po knon. ‎

Drandafiliti nëpër on, ‎
Rethem reth po bon sejran
Sikur hona me devran
Athu po kan a po knon.‎

Shejtin miraxh qysh o kon,‎
Athu ket sir po mendon,‎
Kah eflaqi qi po shkon
Athu po kan a po knon.‎

Me zo tondin u shkrim ton,‎
Me sevda te madh po ushton,‎
Firak te madh po na qon
Athu po kan a po knon

Drit sabahit kur zdriton,‎
Tuj dal delhi ter pranon,‎
Serhosh bohesh mend po t’lon
Athu po kan a po knon.‎
Ej Hilmi ti ça kujton,‎

Zoti hikmet shum punon,‎
Sirt bylbylit sun po gjon,‎
Athu po kan a po knon.‎
Kurkuj dertin s’poj kallzon.‎
Hak All-llahi te boft derman.‎

Nga: Sheh Mala (1865-1928)
(rahmet pastë)‎

Shpjegim i fjalëve të fshira nga kujtesa e ‎popullit:‎

Sejran: të shëtisësh, të vështrosh e të ‎shohësh, të lëvizësh, të hapesh, të gjesh ‎qetësi ‎

Devran: fazë, kohë, dynja

Sir: e vërtetë e fshehtë, punë e fshehtë. ‎Diçka që nuk i thuhet çdokujt. *Një latife ‎‎(organ shpirtëror) që gjendet në zemër e ‎cila është vendi ku i bëhet shehadet ‎Allahut. * Diçka që nuk e arrin dot mendja ‎njerëzore. Hiqmrti i Allahut.‎


Eflaq: njëjës: feleq, qiell, fazë, epokë * ‎fat, kësmet *diçka e madhe dhe e ‎rrumbullakët *dynja, botë sistem planetar ‎një instrument me zile*‎

Firak: ndarje, të qëndrosh larg dikujt apo ‎diçkaje *dhimbje e madhe e shkaktuar ‎nga ndarja


Serhosh: sarhosh – i dehur *të ndjesh ‎shumë lumturi nga diçka *të tejkalosh ‎veten nga ndikimi i diçkaje që të pëlqen ‎shumë

Hikmet: hiqmet – synimet dhe qëllimet e ‎Allahut në krikimet e Tij *atributi i njihjes ‎së realitetit njerëzor dhe bërja e gjërave të ‎dobishme *arsye e fshehtë që nuk e dinë ‎të gjithë, *sir *pikë e panjohur, një cilësi e ‎cila lind nga bashkimi i butësisë, ‎drejtësisë dhe diturisë.‎


Discover more from Revista Shimendifer

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Revista Shimendifer

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading